Ish kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka thënë se shkarkimi i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka nga presidentja, Vjosa Osmani është në kompetencën e të parës së shtetit.
Ai në një prononcim për arbresh.info, thotë se Kushtetuta parasheh që ai që emëron edhe e shkarkon.
“Është kompetencë e saj. Neni 84, parasheh që ai që e emëron kryetarin edhe e shkarkon”, tha Baraliu.
Baraliu thotë se në KQZ që disa vite është përballur me ndërhyrje politike.
“Me vite të tëra, në radhë të parë, nuk ka pasur një kohezion institucioni. Nuk ka pasur punë të mjaftueshme. Ka pasur intervenime politike, ndikim politik në emërim, jo vetëm të anëtarëve por sidomos të kryesuesve” u shpreh ai.
Presidentja Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka me arsyetimin se nuk ka ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni.
Në arsyetimin e Presidencës ndër të tjera thuhet se gjatë procesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit është cenuar integriteti i KQZ-së.
Kundër shkarkimit të Dakës, kanë dalë edhe Shoqëria civile në Kosovës, të cilët kanë vlerësuar se ky vendim ka qenë i motivuar politikisht.
Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar kryetar të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqin./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale