Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, gjatë mandatit të tij është akuzuar për disa keqpërdorime të pozitës zyratare, ku ndër të tjera ai së bashku me disa zyrtarë të tjerë të Komunës së Klinës, ia kanë ndarë vetës disa banesa të adresuara për personat që nuk kanë kulm mbi kokë.
Sipas akuzës, Bashota kanë rënë dakord që së paku gjashtë nga dhjetë banesat në pronësi të Komunës së Klinës t’ia caktonte një çmim për qira për vetvete dhe për eksponentët e partive të tyre, pavarësisht nëse plotësohej ndonjë kriter objektiv.
E qiraja për banesën, në pronësi të Komunës së Klinës, të cilën ai e kishte fituar ishte vetëm 20 euro në muaj.
“Sipas prokurorisë, Bashota e ka udhëzuar kryetarin e komisionit P.P që në mbledhjen e Kuvendit Komunal të datës 27.05.2009 të prezantonte një listë prej dhjetë përfituesish si të paaprovuar nga bashkëkryerësit, pavarësisht nga të drejtat objektive të tyre, duke e shkelur kështu me vetëdije dhe qëllimisht rregulloren dhe Ligjin për Procedurën Administrative dhe nenet nga 7 deri 11, e në veçanti nenin 11 – paragrafi V dhe IX të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në aktakuzë, bën të ditur Preportr.
Megjithëkëtë në katër pika të aktakuzës ai akuzohej edhe për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare për secilin vit nga 2012 deri 2015. Për këtë vepër parashihet dënim me gjobë dhe burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet.
Sidoqoftë pas një maratone në proceset gjyqësore, ish-Kryetari i Komunës së Klinës u ndëshkua vetëm për një vepër.
Sokol Bashota u shpall fajtor vetëm për mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë. Por dënimi me burgim ndaj tij nuk do të ekzekutohet, nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.
Qëllimi ndarjes së këtyre banesave ka qenë të ndihmohen ata qytetarë që janë në gjendje të rëndë socio-ekonomike, pra që nuk kanë kulm mbi kokë. Por siç duket të tillët nuk kanë qenë prioritet.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç