Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka thënë që është plotësisht i gabuar, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin e deputetëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Vendimi i Kushtetueses se çdokush që është shpallur fajtor në tri vitet dhe nuk ka të drejtë të kandidohet është vendim plotësisht i gabuar. Është i gabuar, për faktin se ai është dimension puro-ligjor dhe i pastër ligjor, nuk është dimension kushtetues dhe nuk ka të bëjë me Kushtetutën”.
“Është çështje ligjore për të cilën duhet të shprehet KQZ-ja, PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Vendim i GJK-së është i qartë kur thotë që askush nuk ka të drejtë të kandidohet nëse tri vitet e fundit ka qenë i shpallur fajtor, me vendim gjyqësor dhe kjo është e gabuar”.
“Ligji mbi zgjedhjet është shumë i qartë, ngase gjithnjë ai pikë reference e ka kodin penal. Kodi penal nuk ia njeh pasojat juridike dënimit me gjobë, me kusht me vërejte dhe me lirim nga dënimi”.
Hasani në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që sipas tij, të gjithë kandidatët e larguar do t’i kthente në listat zgjedhore.
“Nëse i referohem vendimit të Gjykatës Kushtetuese ata s’kanë të drejtë të kandidohen, por vendimi i GJK-së do të dëshmohet në të ardhmen, do shkruhen kritika për këtë çështje dhe do jetë kështu si them unë, komplet i gabuar”.
“Sipas gjykimit tim edhe KQZ-ja edhe PZAP dhe Gjykata Supreme duhet të veprojnë sipas ligjit dhe kushtetutës. Unë do ta zbatoja vetëm kushtetutën e ligjin dhe asnjë nga ata që janë të dënuar me dënime që kodi penal nuk i njeh pasojat juridike, nuk do t’i hiqja nga lista, të gjithë do t’i ktheja në listë”.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...