Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se nëse argumentohet me prova se është manipuluar në zgjedhje ata persona do të procedohet penalisht.
“Por ne nuk mund të ndjekim dikë penalisht vetëm pse ka votuar, pasi e dimë se vota është e fshehtë. Por edhe nëse e dimë se dikush ka votuar ndokënd të komunitetit që nuk përfaqëson, ai nuk mund të ndiqet penalisht për këtë gjë”.
Hasani thotë se nuk ka asnjë dilemë se votat janë orkestruar në zona të caktuara.
Ai thotë se edhe nëse manipulimi apo orkestrimi është bërë nga Serbia ata do të ndiqen penalisht posa të jenë të qasshëm.
Hasani ka thënë se në aspektin ligjor është shumë problem të rikuperohen këto vota.
“PZAP dhe Gjykata Supreme vështirë se mund të rikuperojnë diçka. Gjykata Kushtetuese mund të veprojë duke u bazuar në nene të caktuara ku mbrohet e drejta e minoriteteve për t’u përfaqësuar”, deklaroi më tej Fejzullah Hasani./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...