Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi ka raportuar sot para deputetëve anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Ai nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes së deputetit Hekuran Murati se pse është përzgjedhur pikërisht ai për ta kryesuar Bordin e AKP-s. Këtë ka thënë se nuk ia lejon ta bëjë përvoja 20 vjeçare e punës që e ka, shkruan Gazeta Express.
“Unë nuk e besoj që mund të përgjigjem. Nuk e besoj që më lejojnë edhe më shumë se 20 vjet përvojë pune që i kam për t’u përgjigjur në këtë pyetje. Me siguri pyetja duhet t’u adresohet atyre që ma kanë dhënë besimin”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë që ai ta kryejë detyrën e kryesuesit të Bordit të AKP-së, duke thënë se “s’e kam ditë as kryet ku e kam”. Ai ka pohuar se nuk e di se cilat procedura kanë qenë për ta emëruar kryesuesin e Bordit të AKP-së, por i i ka falenderuar ata që i besuan se ai mund ta kryejë këtë detyrë.
“Unë e kam pranu edhe publikisht që 6 muajt e parë s’e kam ditë as kryet ku e kam, se janë çështje problematike ato… I falenderoj edhe ata që ma kanë dhënë mundësinë me shku aty dhe me e dhënë kontributin tim. Përndryshe, cilat janë procedurat.. As nuk jam marrë me to, as nuk mund të gjykoj mbi to”, ka thënë Gashi.
Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së beson se jo gjithmonë funksionon punësimi me konkurs dhe se jo gjithherë zgjidhen më të mirët në këtë mënyrë.
“Parimisht, në një botë kështu pak ma të marrë, kisha pas qejf me pas konkurs për këto punë dhe me u zgjedhë ma të mirët, por jo gjithmonë funksionon ajo punë. Nuk do të thotë që konkursi është mënyra më e mirë se si me i përzgjedhë… Nuk ka ndonjë formulë ashtu shumë të qartë në atë farë pune”, ka thënë Gashi.
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka kohë që po interviston akterë brenda Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për ta hetuar shitjen tepër të lirë të tokave që ishin pronë e shtetit.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...