Ideja për korrigjimin e kufijve është vrastare për shtetin e Kosovës
Kështu theksoi për gazetën inFokus, Edita Tahiri, ish Kryenegociatore e Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Sipas Tahirit temat për kufijtë janë mbyllur dhe tendencat që kanë dal në formë të ideve i shërbejnë agjendave ruso-serbe.
“Për sa i takon idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve me Serbinë, ashtu siç e kam thanë në fillim po e përsërisë se kjo është vrastare për shtetin e Kosovës. Sepse shteti i Kosovës është fituar me luftën tonë. Shteti i Kosovës është konfirmuar nga gjykata ndërkombëtare për drejtësi. Pra edhe kufijtë e Kosovës janë të njohura ndërkombëtarisht prandaj çështja e Kosovës është çështje e mbyllura. Tema për kufijtë janë mbyllur dhe tendencat që kanë dal në formë të ideve i shërbejnë agjendave ruso-serbe”, është shprehur Tahiri.
Në fakt, sipas saj, të gjitha analizat që po bëhen nga institute ndërkombëtare flet se ideja për ndryshim kufijsh e dëmtim të Kosovës për të ndarë toka, ka ardhur nga Moska.
“Kosovarët nuk janë në gjendje më me dhanë toka sepse veriu është shqiptar dhe lugina është shqiptare”, është shprehur Tahiri.
Ajo e vlerëson politikisht si përpjekje të suksesshme të kryeministrit Haradinaj, taksën prej 100 për qind për produktet e Serbisë, për ta bllokuar idenë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve, shkruan gazeta inFokus.
“Unë mendoj se taksën, Serbia e ka merituar për shkak të sjelljeve të saja destruktive të shtetit të Kosovës. Ndaj shkeljeve që ia ka bërë marrëveshjeve të Brukselit duke menduar se gjërat nuk po shihen. Politikisht unë këtë taksë e shoh si një përpjekje të suksesshme të kryeministrit Haradinaj me e blloku idenë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve”.
Por, Haradinaj, sipas ish-kryenegociatores, gabimisht ia dorëzoi Thaçit si President të jetë në krye të dialogut sepse me rezolutë parlamentare, Qeveria është dashur të jetë në krye të dialogut.
“Haradinaj megjithatë ka gjetur mjaftueshëm mirë mënyrën me e blloku idetë e rrezikshme të Thaçit për ndryshim kufijsh që janë kundër interesave nacionale”, potencoi Tahiri.
Tahiri: Vetëm Thaçi ka dal me këtë propozim të rrezikshëm
Ajo shtoi se, taksa është e drejtë për bllokimin e dialogut dhe pamundësinë që të hapen bisedat për kufijtë, shkruan gazeta inFokus.
“Vetëm Thaçi ka dal me këtë propozim të rrezikshëm. I gjithë spektri tjetër politik është kundër shoqëria civile është kundër. Taksa është mjeti më i mirë për bllokimin e dialogut deri sa Kuvendi i Kosovës miraton platformën ku thotë se delegacioni i Kosovës temë me vija të kuqe ta ketë diskutimin për çështjen e kufijve si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial. Për faktorin ndërkombëtar kam një porosi”.
Sipas Edita Tahirit, faktori ndërkombëtarë duhet të ketë një qasje të baraspeshuar ndaj Kosovës dhe Serbisë.
“Njësoj siç po i bën presion Kosovës për taksën, duhet bërë presion Serbisë që të ndalë destruksionin. Për veprimet e saj kundër shtetit të Kosovës për mosnjohje dhe shkelje të marrëveshjeve. Nuk pamë nga faktori ndërkombëtarë as nga SHBA’të dhe as nga Bashkimi Evropian një presion konkret ndaj tyre. Prandaj unë apeloj që ata të bëjnë presione edhe ndaj Serbisë sikurse po bëjnë presione edhe ndaj nesh”, u shpreh ajo.
Ish kryenegociatorja ritheksoi se Serbia dhe Vuçiqi, jo vetëm që nuk i kanë zbatuar marrëveshjet e Brukselit por edhe i kanë shkel disa, shkruan gazeta inFokus.
“Në Bruksel për shtatë vite sa kam udhëhequr unë dialogun janë arrite 33 marrëveshje. Një pjesë të madhe Serbia e zbaton. Me vendosjen e kufirit shtetëror është zbatuar plotësisht nga ana e Serbisë. Pikëkalimet kufitare funksionojnë mirë sepse kemi kthyer autoritetet shtetërore në veri. Serbia ka zbatuar shuarjen e policisë serbe në veri. Shuarjen e doganave paralele si dhe shuarjen paramilitare civile e të tjera. Mirëpo, kur Serbia i la disa marrëveshje pa i zbatuar, ne, vazhdimisht kemi raportu në Bruksel për gjendjen dhe kemi arrite sukses”, theksoi Tahiri.
Një prej arritjeve të mëdha të dialogut, Tahiri e konsideron faktin që pala kosovare ka arritur të raportoj në detaje te Bashkimit Evropian se çfarë nuk është duke zbatuar Serbia duke ia vendosur një mur Serbisë me integrimin evropian, nëpërmjet kapitullit 35.
“Marrëveshjet që nuk i ka zbatua ndërlidhen me energjinë, marrëveshjen për kthimin e dosjeve kadastrale nuk e ka zbatu, marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave nuk e ka zbatu”, përfundoi Tahiri.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...