Google ADS

Ish-kryeministri italian viziton familjen Rugova

11:01 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ish-kryeministri po qëndron në Kosovën. Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema ka takuar presidenti Hashim Thaçi dhe ka qenë mysafirë për iftar në familjen Pacolli.

Politikani dhe diplomati italian D’Alema njihet si njëri nga burrështetasit me karrierën më të gjatë në skenën politike italiane dhe ka qenë drejtues i njërës nga partitë kryesore të këtij vendi mik të Kosovës, ministër i jashtëm i saj dhe afro 30 vjet deputet në Parlament.

Ai është këshilltar i disa Qeverive të fuqishme ndërkombëtare. D’Alema njihet edhe për rreshtimin e vendit të tij – Italisë, anëtar i NATO-s, në favor të ndërhyrjes së armatosur në mbrojtje të Kosovës, duke vënë në dispozicion bazat ajrore të Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme