Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi në samitin “The Western Ballkans 2024”, ka thënë se Evropa duhet të kuptojë rëndësinë e veçantë dhe rolin që e ka Ballkani por veçanërisht Kosova.
Ish-kryeministri italian potencoi se pavarësisht që Evropa është vend i paqes dhe prosperitetit nëse nuk ndryshon gjatë viteve të ardhshme ajo do ta humb rolin e saj që e ka mes kontinenteve qoftë Amerika-Kina.
Renzi lavdëroi kryeministrin Albin Kurti për punën e bërë për Kosovën, vend për të cilin ai tha se është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.
“Kam nderin dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu sot, para se të gjithash të uroj kryeministrin për rezultatet e mira dhe për qëllimet e mëdha, për këtë vend shumë të rëndësishëm, kuptohet shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Renzi, theksoi nevojën që në vend të mbizotërojë paqja dhe siguria, ndërsa mori shembull luftën në Ukrainë dhe atë në Lindje të Mesme.
“Historia tregon se është vendimtare të kesh paqe prosperitet dhe siguri, gjithkund por veçanarisht në këto pjesë të botës. Askush nuk besonte para 10 vjetësh se do të ishte e mundur të jetonim në një kohë ku do të kishte luftë gjithandej, kuptohet për agresionin kriminal të presidentit Putin ndaj Ukrainës, kur mendojmë për tensionet dhe trazirat në Lindjen e Mesme, dhe për atë që po nodh nëpër çdo cep të planetit”, tha ish-kryeministri italian.
“Është shumë e rëndësishme edhe për Evropën sot ta kuptojmë rëndësinë dhe rolin e Ballkanit dhe veçanarisht të një vendi siç është vendi juaj”, shtoi ai.
Teksa ka shtuar se Evropa si kontinent është sukses i “pabesueshëm” i politikës sepse para tre brezash ka qenë vend i luftës qytetare, luftës mes vendeve si Franca e Italia, Gjermani-Francë.
“Evropa është sukses i pabesueshëm i politikës sepse Evropa para tre brezash ka qenë vend i luftës qytetare, mes njerëzve të zakonshëm, mes miqve dhe mes Francës e Gjermanisë, Italisë dhe Francës. Tani, Evropa është vend i paqes dhe prosperitetit mirëpo rrezikon të humb rolin e vet. Nëse Evropa nuk ndryshon gjatë viteve të ardhshme, dhe hapja e dyerve ndaj pjesës tjetër të Evropës dhe njëkohësisht edhe ndryshimi brenda institucioneve të saja, rrezikojmë që Evropa do të bëhet e parëndësishme mes Amerikës, Kinës, mes veriut dhe jugut. Evropa do të mbarojë, dhe duhet të hapim rrugë dhe vizionit për të ardhmen. Njëkohësisht të jemi në gjendje të krijojmë një model të ri të BE-së dhe për të garantuar brezit të ri mundësinë që të jenë pionerë dhe jo vetëm të punojmë për të shkuarën”, deklaroi ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...