Ish-kryeminstri i Italisë, Massimo D’Alema ka kujtuar kohën kur ishte takuar me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai tha se më shumë se kurrë Ballkanit i duhet fryma e Rugovës.
Sipas tij, Rugova thoshte se “Pavarësia e Kosovës do të stabilizionte rajonin”.
“Rugova, ky intelektual i madh, kampas kënaqësi ta takoj dhe të diskutoj për fatin e vendit të tij. Sot perderisa kujtojmë Rugovën veçse po i rikujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës”, tha ai në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Ai tha se takimi me Rugovën ka qenë mundësi e jashtëzakonshme. “Ka qenë një moment shumë i vështirë, koha shumë e veshtirë bombardimet e NATO-s kishin filluar shumë kohë më parë. Rugovën e kemi menduar si njeri që më së miri mund ta paraqet garancinë për Kosovën. Kujtoj që Bill Clinton me ka thirrë dhe më ka falenderu, une i kam thënë; duhesh ta telefonosh Rugovën sepse une s’kam bërë asgjë që ta kushtezoj. Bill Clinton ishte i bindur në fuqinë e personalitetit të Rugovës”, tha D’Alema.
“Rugova ishte profet i paqes dhe me të drejt mori titullin Gandi i Ballkanit. Rugova në Romë, në konferencën për media falenderoi NATO-n që shpëtoi popullin e tij”, tha ai.
Roli i Rugovës ishte i pazavendësueshëm edhe pas luftës, pasi siç tha D’Alema, populli i Kosovës e zgjodhi sërish President të vendit.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...