Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka publikuar një grafikon të çmimeve të disa produkteve esenciale.
Në këtë grafikon krahasohen shpenzimet e këtyre produkteve në vitin mars 2021 dhe mars 2022.
Hoti ka thënë se pikërisht kjo është arsyeja pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat LDK i ka propozuar kur filloi të shfaqët kriza. Në mesin e këtyre masave që ai i konsideron të domosdosshme është rritja e pagës minimale, tërheqja e një shume të konsiderueshme pensionale nga Trusti si dhe rritja e subvencionimeve në bujqësi.
“Kjo është arsyeja (siç shihet në tabelë) pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza:1. Të mos rritet çmimi i energjisë, 2. Të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike, 3. Të rriten subvencionet në bujqësi, 4. Të rritet paga minimale, 5. Të konsiderihet tërheqja e një shume të kursimeve pensionale”, shkruan Hoti./arbresh.info/
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj