Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se konferenca e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ishte skandal.
Për Krasniqin skandal ishte fakti se presidenti akuzoi Vetëvendosjen se financohet nga Irani, dhe pyet se nga i ka Thaçi këto informacione.
“Konferenca e kryetarit, skandali i radhës. Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësinë ta shikojë e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka këtë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?”, ka shkruar Krasniqi.
Ai tutje thotë se nëse janë këto të vërteta, atëherë duhet të veprojë edhe prokurori i shtetit.
“Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale. Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!. Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike. Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin”, ka përfunduar Krasniqi mendimin e tij adresuar në rrjetin social Facebook.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...