Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka folur për takimet që ka pasur me Ibrahim Rugovën dhe oferta për luftë të hapur me Serbinë.
Dobruna ka thënë se Ibrahim Rugovës i ka shkruar një letër në atë kohë.
“Ibrahim Rugovës i kam shkruar se ka tradhtuar veprën e vet. Na ke treguar në kopertinë që Pjetër Bogdani ka qenë me pushkë e me pendë. Me pendë në rregull, po pushka ku mbeti? Asgjë më shumë nuk i kam thënë. Letrën ia kam shkruar para luftës”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon edhe për një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në shtëpinë e këtij të fundit në Lakrishte.
“I kam marrë lapsin edhe i kam shkruar: Jemi duke i përgatitur një palë rroba rezervë demokracisë në Kosovë. Cili është mendimi yt?”.
“Mirë. Kujdes të lutëm”, më ka shënuar Rugova.
Dobruna thotë se ma kaq e ka lënë pasi e ka ditur që është i përgjuar nga shërbime të ndryshme, përcjell Telegrafi.
“Ka përfunduar me aq. Unë e kam rrugën time, ti merre rrugën tënde”, më ka thënë në fund Rugova.
Dobruna thotë se më këtë e ka kuptuar se Rugova mendon se rruga e tij është më e mirë dhe se ai bashkë me të tjerët ka vazhduar rrugën e luftës.
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...