Për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që ka nisur me 3 prill në Hagë, ka shkruar gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”.
Prestigjiozja britanike shkruan konkretisht për gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e cilëson si politikani më i shquar në Kosovë.
Në këtë artikull, gazeta britanike përshkruan ngjarjet historike të luftës dhe pas saj, si dhe rolin e tyre në to, deri tek arrestimi nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
“Javën e kaluar, Thaçi, i cili shërbeu si kryeministër dhe president i Kosovës, u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit, duke përfshirë bashkëpunimin në vrasjen e 102 personave”, shkruan “The Guardian”, transmeton Arbresh.info.
Ndërsa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe të pandehurve të tjerë Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – të gjitha figura të larta në udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës kundër forcave serbe nga viti 1998 deri në vitin 1999 – ata përshkruan një fushatë të supozuar të vrasjeve, torturës dhe represionit kundër kundërshtarëve dhe anëtarët e pakicave etnike të drejtuar nga katër burrat.
Tutje në artikull thuhet se pretendohet që viktimat përfshinin përkrahës të LDK-së, civil serbë dhe romë, të cilët u mbajtën në kushte çnjerëzore në selinë e UÇK-së, dhe iu nënshtruan torturave e në disa raste edhe u ekzekutuan.
“The Guardian” më tej shkruan se gjykimi në Hagë pritet që të rishkruaj historinë.
“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit.
Procedurat, thellësisht të papëlqyeshme në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, kujtojnë periudhën e konfliktit brutal midis viteve 1998 dhe 1999, ku organizatat e armatosura serbe dhe kosovare kryen krime lufte në kontekstin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së dhe reagimit ushtarak të Beogradit”, thuhet mes tjerash në artikullin e prestigjiozes britanike.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%