Ish-komandanti UÇK-së: Pavarësia e Kosovës projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan

17:48 | 16 Shkurt 2024
E.K

Ish-komandanti UÇK-së për Zoinën Operative të LLapit dhe njëherësh ish-deputet kur u shpall pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008, Rrustem Musta tha se Pavarësia e Kosovës ka qenë arritje historike dhe që është bërë falë miqve tanë amerikan dhe të tjerëve.

Mustafa për ‘Info Plus’ tha se ka qenë krenar që ishte pjesë e legjislativit kur u shpall pavarësia e vendit.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës ka qenë objektiv që e kanë synuar shumë gjenerata të shqiptarëve të Kosovës.

“Kemi qenë të bindur se pavarësia e Kosovës do të vjen, kemi qenë të bindur se Kosova do të çlirohet dhe do të bëhet e pavarur”, tha Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme