“Unë jam i lumtur që bashkë me ju si Komandanti i Parë i FSK-së kam dhënë kontributin që Kosova ta kishte një FSK të përgatitur”
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, në një letër nga burgu, ka uruar për themelimin e ushtrisë. Shprehet se është shumë i lumtur për kontributin e dhënë në transformimin e FSK-së në ushtri.
“Unë jam i lumtur që bashkë me ju si Komandanti i Parë i FSK-së kam dhënë kontributin që Kosova ta kishte një FSK të përgatitur dhe që sot kjo forcë të marrë mandat të ri ushtarak”, shkruan Selimi.
Letra e tij e plotë:
Ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të FSK-së,Sot ne këtë dite historike ju uroj për mandatin e ri ushtarak te FSK-se.Forca e Sigurisë se Kosovës, apo thënë me drejte ushtria jone, është krijuar e mbajtur deri ne ditët e sotme ne saje te kontributit te punës suaj dhe te kontributit te paraardhësve tuaj. Unë jam i lumtur qe bashke me ju si Komandanti i Pare I FSK-se kam dhënë kontributin qe Kosova ta kishte një FSK te përgatitur dhe qe sot kjo force te marr mandat te ri ushtarak.
Me këtë rast, dua qe ta shpreh edhe falënderimin e mirënjohjen për shume ushtarake, personalitete miq te nderuar qe na ndihmuan qe te arrijme deri ketu. Ne veqanti, dua te shpreh mirenjohjen per mbeshtetjen qe i dhane Kosoves, posaqerisht Komandantit te NATO-s Gjeneralit Klark me te cilin kam pasur rastin ta takoj, Komandantit te KFOR-it Xhekson me te cilin kemi bashkepunuar ngusht dhe gjithe komandanteve pasues te KFOR-it. Posaqeisht dua ta shpreh mirenjohjen time per Komandantin e Gardes Kombetare te Ajovas Gjeneralin Orr me te cilin e kemi nenshkruar Marrveshjen e Partneritetit ne mes FSK-se dhe Gardes Kombetare te Ajovas te ShBA-se, si dhe gjithe miqve qe na kane ndihmuar qe FSK-ja te zhvillohet dhe te arrij deri ketu ku eshte sot.
Dua ta vlerësojë shume lartë edhe bashkëpunimin qe kemi pasur si FSK me KFOR-in, ne veqanti me SHBA, Britani e Madhe, Gjermani etj, ku pa mbeshtetjen dhe perkrahjen e tyre nuk do te mund te arrinim deri ketu, per cka populli I Kosoves do tu jete mirnjohes pergjithmone.
Dita kur Kosova po behet me FSK-ne si force ushtarake, perkon edhe me 20 vjetorin e renies deshmor te heroit Muje Krasniqi dhe 40 luftetareve qe rane me 14 Dhjetor 1998. Ngritja e forces sone ushtarake ne kete dite eshte nje simbolike me kuptim te larte historik.
Prandaj ne kete dite te rendesishme per Ushtrine tone, popullit te kosoves dhe gjithe ushtareve dhe oficereve te FSK-se, iu uroj kete dite shume te rendesishme.
Urime!
Sylejman Selimi, 14 Dhjetor 2018
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...