Ish Komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka thënë në 22-vjetorin e kësaj ngjarjeje se të gjitha ata që e kanë bërë këtë betejë kanë qenë duke luftuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“UÇK ishin të gjitha brigadat. Nuk ka pasë kurrë ndarje në UÇK. UÇK ka qenë një dhe unike. Dallimin mund ta ketë përbërë vija mobilizuese nga Ministria e Mbrojtjes. Kemi pasë një mision: lufta për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.
Berisha është shprehur në Edicionin Special se kritikat ndaj Presidentes Vjosa Osmani se nuk e përmendi sot UÇK-në sot janë të pavenda.
“Nuk dua ta paragjykoj si ndonjë averzion [neveri] ndaj UÇK-së sepse nuk besoj që ta ketë një të tillë. Edhe ajo e ka përjetuar okupimin dhe është presidente e një vendi në themelet e të cilit qëndron UÇK dhe lufta çlirimtare që kemi bërë. Nuk ka krim më të madh për historinë sesa tendenca për të krijuar përçarje mbi vlerën që duhet të na mbajë unik”.
“Kosharja ka përçuar mesazhin e unitetit. Nuk mund të jenë me vend kritikat. Nëse Presidentja e ka këtë averzion e ka shumë gabim. Nuk besoj se e ka. Asnjë shqiptar nuk duhet të ketë averzion ndaj UÇK-së. 9 prilli ka vënë themelet e Kosovës si shtet i lirë dhe demokratik”.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...