Ish komandanti I FSK-së , Kadri Kastrati në vitin e ardhshëm mund ta shohim si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Kastrati në një intervistë për Arbresh.info , ku ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës.
“Synimi im është me eksperiencën time shumë të gjatë ushtarake , mendoj që Kosovës mundem me I dhanë akoma më shumë në moshën time. Do të jem kandidat për deputet dhe do të jem në listën e deputetëve për arsyeje që jam edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Kastrati.
Por, Kastrati nuk përjashton mundësin e marrjes ndonjë posti ekzekutiv.
“Synimi im është që të jem në ekzekutiv aty ku e njoh punën më së miri dhe ku mundem me thanë më së shumti unë kisha qenë shumë i lumtur nëse kryetari i Partisë Demokratike apo kryeministri I ardhshëm I Republikës së Kosovës do të ma besonte atë postë sigurisht se do ta kry me përgjegjësinë ma të madhe të mundshme qysh e kam kryer edhe postin e komandantit dhe karrierën ushtarake e kam përmbyll siç është më së miri “, ka thënë Kastrati./Arbresh.info/Blerta Agushi
Deklarata e Ish-komandanti të FSK-së:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...