Google ADS

Ish komandanti i FSK-së synon postin e deputetit dhe Ministrit të Mbrojtjes

15:01 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Ish komandanti I FSK-së , Kadri Kastrati në vitin e ardhshëm mund ta shohim si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Kastrati në një intervistë për Arbresh.info , ku ka deklaruar se në zgjedhjet e  ardhshme parlamentare do të kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Synimi im është me eksperiencën time shumë të gjatë ushtarake , mendoj që Kosovës mundem me I dhanë akoma më shumë në moshën time. Do të jem kandidat për deputet  dhe do të jem në listën e deputetëve për arsyeje që jam edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Por, Kastrati nuk përjashton mundësin e marrjes ndonjë posti ekzekutiv.

“Synimi im është që të jem në ekzekutiv aty ku e njoh punën më së miri dhe  ku mundem me thanë më së shumti unë kisha qenë shumë i lumtur nëse kryetari i Partisë Demokratike apo kryeministri I ardhshëm I Republikës së Kosovës do të ma besonte atë postë sigurisht se do ta kry me përgjegjësinë ma të madhe të mundshme qysh e kam kryer edhe postin e  komandantit dhe karrierën ushtarake e kam përmbyll siç është më së miri “, ka thënë Kastrati./Arbresh.info/Blerta Agushi

Deklarata e Ish-komandanti të FSK-së:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme