Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se deklarimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për një konflikt të mundshëm me Serbinë, janë ikje e vëmendjes nga mos aftësia e qeverisë për të realizuar premtimet.
Kastrati, në Edicionin Special në Klan Kosova, deklaroi se për aq kohë sa NATO dhe KFOR-i gjenden në Kosovë kufijtë tokësor dhe ajror janë përgjegjësi e tyre.
“Unë jam habitur që Kryeministri i Kosovës [Albin Kurti] dy herë radhazi jep deklarata për mediat e huaja që Kosova rrezikohet të hyjë në një konflikt dhe në një formë shpërndan panik tek qytetarët”.
“Kryeministri Albin Kurti është duke parë se po hynë në një krizë të thellë ekonomike, në një krizë të thellë energjetike, buxheti në përgjithësi është shpenzuar rreth 11 për qind dhe normalisht që duhet ta zhvendos vëmendjen e qytetarëve për mos aftësitë e kësaj qeverie për të realizuar projektet e premtuara dhe jep deklarime të tilla”, tha Kastrati.
Mes tjerash, ish-komandanti konsideron se një sulm i serbëve në Kosovë do të ishte vetëvrasje për Serbinë, njofton Klankosova.tv.
“Rusia është e interesuar që të zhvendos vëmendjen e botës në Ballkanin Perëndimor nga lufta që po bën, kjo nëpërmjet satelitit të saj që është Serbia që të ngritë tensionet në këtë pjesë të kontinentit https://www.youtube.com/watch?v=QkYWZ6A9gb4 në Bosnje dhe Kosovë”.
Personalisht si ushtarak mendoj që Kosova nuk është e rrezikuar. Edhe NATO ditë më parë e bëri të ditur se nëse Serbia tenton të sulmojë Kosovën do të jetë një gabim shumë i madh. Mendoj se një sulm do të ishte një vetëvrasje për Beogradin”, tha ish-komandanti Kastrati.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...