Ish-komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges ka kundërshtuar idenë e tërheqjes së trupave amerikane dhe ato të KFOR-it nga Kosova.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkroi se KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon.Duke tërhequr paralele me një ndeshje basketbolli, ai tha se tërheqja e trupave ushtarake do të ishte si të largoheshin lojtarët më të mirë në momentin më të rëndësishëm të ndeshjes për të fituar lojën.
“Do të ishte gabim… KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon. Tërheqja e tyre tani, para se të zbatohen marrëveshjet, do të ishte njëjtë me tërheqjen e lojtarëve titullarë pak para se të kaloje në epërsi në mesin e çerekut të katërt”, shkroi Hodges.
This would be a mistake…KFOR is the lone anchor of stability in the region. Pulling them out now, before agreements have been implemented, would be like pulling all your starters in the middle of a comeback in the 4th quarter, just before you take the lead. https://t.co/didOtoOJwU
— Ben Hodges (@general_ben) March 10, 2020
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...