Google ADS

Ish-këshilltari i Thaçit ironizon me kryeministrin Albin Kurti

14:45 | 17 Korrik 2021
L G

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili mori pjesë në festivalin e Kanës.

Behramaj ka thënës e Kurti një muaj më herët është përkujdesë për fustanet e gruas dhe vajzës por jo për Deçanin.

“Çfarë kryeministri fantastik! Në njërën anë, një muaj më herët përkujdeset edhe për fustanët që duhet t’i veshin bashkëshortja dhe vajza e tij në festivalin e filmit në Kanë. Ndërsa, në anën tjetër, as që i intereson përkujdesja për afër 2 mijë deçanas të helmuar. Madje, jo vetëm fantastik, por kryeministër edhe i dinjitetshëm, sepse as që i bëri përshtypje kur Vuçiqi deklaroi se ka informacione për serbët që ishin aty, ndërsa institucionet tona nuk po e dinë as çfarë ka ndodhur!”, shkruan ai.

Të ngjashme