Qeveri të matrapazëve e sekserëve, replikim të asaj që njihej si Qeveri e Përkohshme e Kosovës e ka quajtur këtë që po e udhëheq tash Ramush Haradinaj, Bajram Gecaj, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Të dielën ai ka shkruar një artikull drejtuar mediave, në të cilin është shprehur se “menjëherë pas përfundimit të luftës, “komandantët” kishin instaluar dhunshëm dhe në mënyrë krejtësisht arbitrare Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (QPK)”.
“Të gjithë jemi dëshmitarë sa të këqija i solli këtij vendi ajo periudhë e qeverisjes së mbrapsht, periudhë kjo e cila instaloi themelet e së keqes: keqqeverisjen, krimin e organizuar, korrupsionin, shantazhin, reketin dhe çdo gjë tjetër që sinonizohet me të keqen, të mbrapshtën e kriminalen, e që fatkeqësisht po na përcjellë si mortajë vdekjeprurëse. Megjithatë, ajo periudhë qeverisjeje rezultoi gjithashtu në një zhgënjim të jashtëzakonshëm të popullit me ‘komandantët’, duke pasuar kështu me humbjet e tyre të njëpasnjëshme zgjedhore!”, ka thënë Gecaj.
“Hiq LBD-në e zëvendësoje me AKR-në (të dyja parti të parëndësishme), sot lirisht mund të themi se kemi replikimin e asaj qeverisjeje të ‘komandantëve’, pra QPK II, apo qeverinë e dytë më të keqe që ky vend ka parë në periudhën e pasluftës, qeveri të matrapazëve e sekserëve. Fatkeqësisht, tani kemi të bëjmë me njerëzit e njëjtë por të cilët kanë sofistikuar mjetet dhe metodat e tyre keqbërëse, duke krijuar njëkohësisht edhe bazë të fuqishme financiare. Si të tillë, do të jetë sfide e jona e madhe kombëtare, shumë më e ndërlikuar se më parë, mënjanimi i tyre nga sistemi qeverisës, e për t’i mundësuar pastaj këtij vendi që përfundimisht të përjetojë frymën e vërtetë të lirisë, pavarësisë e demokracisë. Ashtu si në zgjedhjet e para të pasluftës, ashtu edhe tani, populli i Kosovës duhet t’ua tregoi vendin e t’u japi “flakareshën” e radhës kësaj kaste politikanësh, kësaj replike apo këtij imitimi të QPK-së, pra QPK dyshit!”, ka shtuar më tej ai.
Një tjetër rast, aeroplani holandez del nga pista në Norvegj...
Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në...
Abdixhiku jep detaje për ndërtimin e pesë stadiumeve të prem...
177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveri...
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...