Ish-këshilltari i Konjufcës e quan pazar partiak vendimin e Thaçit për Vlora Çitakun
Ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti e ka quajtur të vonuar vendimin që ambasadorja Vlora Çitaku të kthehet në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Fakti që Presidenti nuk ka vepruar mbi kërkesën e Ministrit Konjufca, por ka kërkuar që vendimi për tërheqje të vjen si rezultat i kërkesës së znj. Çitaku, është edhe një shenjë që këtu nuk kemi të bëjmë me vendim për respektim të ligjit, por për pazare partiake”, ka thënë Ahmeti.
Ky është shkrimi i plotë:
Vlora Çitaku do të duhej të kthehej nga misioni diplomatik para një viti, sepse kështu e obligonte ligji i vendit të cilin e përfaqësonte.
Kur ne i derguam propozimet për terheqjen e dekreteve tek Presidenti, asnjëri nga shefat e misioneve për të cilët kishim kërkuar tërheqjen, nuk u ankua. Përkundrazi, porositë nga ata ishin që pajtohen me vendimin tonë, sepse ishte e qartë që me qëndrimin e tyre po shkeleshin ligjet e Republikës së Kosovës.
Sot, po kuptojmë që znj. Çitaku do të kthehet nga misioni, pas një kërkese që ajo i ka bërë Presidentit. Këtu duhet të mos na ikin disa elemente të rëndësishme:
1. Shërbimi i Jashtëm rregullohet me akte ligjore e nënligjore. Aty përcaktohen mandatet e sakta dhe askush nuk mund ta trajtojë këtë mekanizëm të rëndësishëm të politikës së jashtme, si hapësirë individuale të cilën e uzurpon dhe e lë kur të ka dëshirë;
2. Bashkë me znj. Çitaku nuk po kthehen edhe shefat e tjerë të misioneve, të caktuar me çelës politik, e të cilët po qëndrojnë ende jashtëligjshëm, sikurse ka qëndruar edhe znj. Çitaku;
3. Vendimet në baza individuale janë shenjë e pazareve politike. Rasti i sotëm tregon se pazaret e PLAN-it veçse kanë rifilluar. Këto pazare perveç pozitës së Presidentit e Ministrive, do ta përfshijnë edhe vet pozitën e Ambasadorit/es në Washington DC;
4. Fakti që Presidenti nuk ka vepruar mbi kërkesën e Ministrit Konjufca, por ka kërkuar që vendimi për tërheqje të vjen si rezultat i kërkesës së znj. Çitaku, është edhe një shenjë që këtu nuk kemi të bëjmë me vendim për respektim të ligjit, por për pazare partiake.
Klientelizmi e pazaret e tilla e kanë degraduar Kosovën në pozitën e sotme politike, ekonomike e sociale. Kjo qasje duhet të përfundojë sa më parë. Fundi i kësaj qasjeje e fillimi i drejtësisë e ligjshmërisë parakusht i kanë zgjedhjet e përgjithshme.
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...