Faton Abdullahu, ish-këshilltar i Isa Mustafës ka kritikuar kryekuvendaren, Vjosa Osmani për zhvendosjen e fotos së presindetit, Hashim Thaçi nga këndi ballor, në një kënd tjetër.
Sipas Abdullahut, zhvendosja e fotos së Thaçit është veprim anti-rugovizëm.
Postimi i tij:
Zhvendosja e fotos së presidentit është anti-rugovizëm
Zhvendosja e fotografisë së Presidentit Thaçi nga zyra e Kryeparlamentares Znj. Osmani dhe në vend të saj vendosja e fotos së ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është anti-rugovizëm.
Thjeshtë është kështu sepse ky akt është anti-institucional ndërkohë që I. Rugova është shquar mu për të kundërtën. Ka mënyra të tjera e procedura të tjera me të cilat mund bëhen përpjekje institucionale për ta bërë një gjë të tillë. Duhet të ndryshojnë aktet përkatëse juridike.
Kjo qasje jo vetëm që është institucionalisht refuzuese por është tipike populiste.
Në anën tjetër nëse Znj. Osmani e inspiron aq shumë Presidenti Rugova pse nuk reagoj ajo kur këto ditët e fundit, Kryemnistri Kurti as nuk e përmendi presidentin Rugova as nuk shkoj tek varri i tij ashtu siç shkoj tek varri i Adem Jasharit.
Ky reagim nga Znj Osmani do të ishte shumë më i ndershëm dhe më përmbajtsor. Populistët në thelb janë frikacak dhe anti- institucionalist.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...