Adil Behramaj, i cili ka qenë më herët këshilltar i Hashim Thaqit, ka kritikuar kryeministrin e tanishëm të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Behramaj me anë të disa postimeve në Facebook ka kritikuar jo vetëm Albin Kurtin por edhe burrin e Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun.
Kujtojmë që udhëheqësit shtetërorë, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë qenë prezentë gjatë ndeshjen e sotshme të Kosovës ndaj Greqisë.
Ish-këshilltari i Hashim Thaqit, ka thënë se Kurti është duke gjetur kohë të shikojë ndeshje kur në vend po vdesin qytetarët nga Covid-19.
Ai poashtu ka shtuar se Kurti nuk po ulet në mesin e tifozëve siç bënte para se të bëhej Kryeministër dhe tash ulet në zonën VIP.
Ndërsa nuk është kursyer të flasë edhe për burrin e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke thënë se ka ngatërruar pantallonat e ushtrisë së Kosovës më ato të Australisë. /arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist