Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë dhe ish-kandidati i kësaj partie për kryetar në zgjedhjet e fundit lokale në Podujevë, Naim Fetahu, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Ai, para pak minutash ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kreut të partisë dhe nga të gjitha strukturat e saj.
Fetahu, këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku tregon edhe arsyet e dorëheqjes së tij nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë./arbresh.info/
Postimi i plotë i Naim Fetahut:
Të nderuar qytetarë të Podujevës,
Po bëhen 30 vite që kur jam aktiv në jetën publike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës se Kosovës.
Me besimin tuaj dhe përkushtimin tim, që nga paslufta kam shërbyer në pozita të ndryshme, duke filluar nga themelues e kryetar i parë i degës së PDK-së në Podujevë, deputet, zëvendësministër (në tri mandate), drejtor i ATK-së, e disa pozita tjera menagjeriale.
Të gjitha këto përgjegjësi shtetërore e institucionale i kam falë përkrahjes suaj. Besimi që ju më dhatë më bëri çdo herë e më energjik, të jem më obligues ndaj jush, ndërsa vlerësimin se sa ia kam arritur të jem afër jush do ta bëni më së miri ju dhe koha.
Në zgjedhjet e fundit hyra në garë për kryetar të komunës me qëllimin e vetëm që ta bëjmë ndryshimin në Podujevë, me dëshirën që Llapit e Gollakut t’i kthejmë dinjitetin. Por qytetarët i dhanë dikujt tjetër ketë besim, dhe si të tillë të gjithë pa dallim duhet ta respektojmë.
Këto 30 vite në shërbimin publik dhe aktivitete politike kanë bërë që të mos jem afër familjes aq sa duhet, e sidomos afër fëmijëve të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë të jem afër tyre.
Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap dorëheqje nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë. Kam vendosur që për një periudhë ti kthehem familjes.
Kjo nuk do të thotë se unë heqë dorë nga politika. Deri në frymëmarrjen e fundit unë do të jem në shërbimin tuaj, sepse u jam borxhli për përkrahjen që ma keni dhënë ndër vite.
Sot, përulem dhe nderoj veprën e atyre që nuk janë mesin tonë, me të cilët bashkërisht në moshë të re e nisëm aktivitetin politik, dhe të tjerëve që na përkrahën në aktivitetin tonë, ndërsa i falënderohem secilit votues veç̧ e veç̧ për çdo përkrahje e mbështetje që i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës.
Edhe një here ju faleminderit te gjithëve!
Me shumë respekt,
Naim Fetahu
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...