Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli.
Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj tha se Zekolli është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit të tij politik.
“Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim dekorin e shkencave juridike, Murtez Zekollit”, tha Limaj.
Ndërsa Murtez Zekolli tha se shkaku i situatës politike në vend, ka bërë që t’i hyjë politikës.
“Jemi ithtarë të saj që po jetojmë në kohën e demokracisë dhe sharrimi i demokracisë janë paritë politike. E keqja me e madhe përveç kësaj është që edhe shtetet mike janë duke humbur dashamirësin ndaj neve dhe na kanë shpërblyer edhe me sanksione ekonomike. Jam i pakënaqur me situatën në Kosovë. Besoj që Kosova nuk e ka merituar këtë gjendje që e ka sot”./eo/
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...