Ish-kancelari Sebastian Kurz tërhiqet tërësisht nga politika

10:32 | 2 Dhjetor 2021
A. B.

Kreu i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), ish-kancelari Sebastian Kurz, thuhet se do të tërhiqet nga politika.

Kurz, i cili së fundmi është bërë baba, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet mediave në orën 11:30 me një mesazh personal, shkruajnë mediat austriake.

Nga qarqet partiake dëgjohet se Kurz ka vendosur të tërhiqet tërësisht nga politika.

Ai pritet të zëvendësohet nga ministri i Brendshëm, Karl Nechamer si kreu i OVP.

Deri pak kohë më parë, spekulohej se Kurz mund të rikthehej në krye të politikës pas përfundimit të hetimeve ndaj tij.

Kurz udhëhoqi me sukses OVP-në drejt fitoreve zgjedhore me rezultate që partia nuk i mban mend. Vetëm në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, OVP-ja nën drejtimin e Kurz fitoi 37 për qind të votave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme