Ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se përgjegjës për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në veri janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Me anë të një postimi në Facebook, Ramadani tha se të dytë janë promovues të politikave të Millosheviqit, transmeton Arbresh.info.
“Vulin është futur në Listë të Zezë, njëjtë pres të të ndodh edhe me Vuçiqin”, shkroi Ramadani.
“Sulmi i sotëm kriminal me armë të rënda nga formacione para-ushtarake serbe duhet të jetë momenti kur gjithçka vendoset nën Kushtetutshmërinë e Kosovës, në bashkërendim me praninë ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO”, tha Ramadani.
Postimi i plotë:
Dy Aleksandart janë përgjegjës për tentimet e destabilizimit në Ballkan: Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin.
Të dy janë promovues të politikave të Millosheviqit, në synimin për Serbinë e Madhe apo Botën Serbe.
Vulin është futur në Listë të Zezë, njëjtë pres të të ndodh edhe me Vuçiqin.
Ndërkohë, Kosova duhet të rikthehet në planifikim dhe mendim strategjik!
Pas shumë muajve të gjendjes së tensionuar në komunat në veri të Kosovës, lidershipi i Kosovës duhet të qartësojë hapat strategjik në vazhdim me vendime shtetërore.
Sulmi i sotëm kriminal me armë të rënda nga formacione para-ushtarake serbe duhet të jetë momenti kur gjithçka vendoset nën
Kushtetutshmërinë e Kosovës, në bashkërendim me praninë ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO.
Përkatësisht, NATO të ndihmojë Kosovën në shtrirjen e Kushtetutshmërisë dhe rendit e ligjit.
Pa opsione neutraliteti nga mekanizma ndërkombëtarë.
Nuk duhet dhe nuk mund të ketë neutralitet në situata të këtilla të qarta, ku shteti i Kosovës sfidohet nga formacione para-ushtarake serbe!
Nga sot, gjendja ndryshon përfundimisht!
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...