Ish i dërguari i OKB-së për Kosovën mbështet Thaçin për marrëveshjen me Serbinë

23:29 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Ish i dërguari i OKB-së për Kosovën, Kai Eide ka thënë se një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar raportet duhet të ndodhë tani.
Sipas tij stagnimi është i papranueshëm dhe se një zgjidhje mes palëve duhet të gjendet.

Këto komente diplomati norvegjez i bërë në një postim në Twittet, derisa shtoi se hapat e tjerë që pengojnë marrëdhëniet mes palëve duhet shmangur.

“Një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar raportet duhet të ndodhë tani, për të krijuar stabilitet rajon dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare. Hapat e tjerë që pengojnë marrëdhëniet mes palëve duhet shmangur. Bisedimet duhet të fillojnë! Stagnimi i vazhdueshëm politik është shumë i rrezikshëm!”, ka shkruar Eide në Twitter.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i presidentit, Hashim Thaçi, i cili falënderoi Eiden, duke shtuar se marrëveshja hapur rrugët për paqe në Ballkan, si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Thaçi gjithashtu ka shkruar se janë dakord që të dyja vende duhet të dialogojnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshëm, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit Ambasador Eide për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne jemi dakord që të dyja vende duhet të dialogojnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshëm, për të hapur rrugën për paqen në Ballkan, por edhe për anëtarësimin në OKB për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme