Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka, i akuzuar për shpëlarje parash, duke e dënuar me dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë.
Aktgjykimi ndaj ish-gjyqtarit Puka u shpall të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas aktgjykimit, lidhur me pikën e parë të dispozitivit, i akuzuari dënohet me gjobë prej 1 mijë euro dhe dënim me burgim prej 6 muajsh.
Kurse, për pikën e dytë të dispozitivit, i akuzuari Puka dënohet me gjobë prej 1 mijë euro dhe 6 muaj burgim.
Të njëjtit, i shqiptohet dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë.
Po ashtu, të akuzuarit Puka iu shqiptua edhe dënim plotësues, pra i konfiskohet shtëpia me shënime si në certifikatën e lëshuar në Prishtinë, më 18 janar 2008.
I njëjti detyrohet t’i paguajë shpenzimet procedural në shumën prej 100 euro dhe 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Bashkë me Kolë Pukën në këtë rast akuzohej edhe Z.P, mirëpo ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak të vdekjes së tij, pasi që një gjë e tillë është vërtetuar nga certifikata e vdekjes për të njëjtin, e lëshuar nga Komuna e Klinës.
Për këtë, gjykatasja Çerkini kishte njoftuar se gjykata ka nxjerrë aktvendim të veçantë më 8 prill të këtij viti.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2014, i akuzuari Kolë Puka është marrë me aktivitet kriminal nga viti 2002-2009, duke keqpërdorur pozitën e gjyqtarit pranë Gjykatës Komunale në Klinë, në atë mënyrë që gjatë aktivitetit kriminal ka përfituar mjete financiare në shuma milionëshe.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Puka, duke e ditur që pasuria e përfituar ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal dhe me qëllim që ta fsheh, ta konvertojë apo maskojë, me këto mjete financiare ka blerë patundshmëri dhe më 4 prill 2008 në Gjykatën Komunale në Prishtinë ka vërtetuar kontratën mbi shitblerjen e patundshmërisë në vlerë prej 35 mijë euro.
Tutje, për të humbur gjurmë më tepër lidhur me këtë patundshmëri, thuhet se në bashkëpunim me babanë e tij, të akuzuarin Z.P, i njëjti e kishte evidentuar patundshmërinë në emër të babait.
Sipas prokurorisë, me këtë në bashkëkryerje të akuzuarit Puka kanë kryer veprën penale, “Shpëlarja e parasë” nga neni 32, paragrafi 2, pika 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.6 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Kolë Puka, me qëllim të fshehjes së pasurisë së përfituar nga aktiviteti kriminal, më 8 qershor 2007, ka blerë një banesë në Pejë, të cilën më 9 tetor 2007 ia kishte shitur Jeton Abazit në shumën prej 8 mijë euro.
Po ashtu, i akuzuari Kolë Puka, më 20 shkurt 2007, ashtu siç përshkruhet në aktakuzë ka blerë patundshmërinë nga Bora Abazi në vlerë prej 38 mijë euro (ku 8 mijë euro është llogaritur banesa që ia ka shitur Jeton Abazi, ndërsa 30 mijë euro i ka dhënë të holla).
Sipas aktakuzës, i njëjti duke dashur që ta fshehë burimin e mjeteve financiare të përfituara nga aktivitetet kriminale, të njëjtën patundshmëri më 17 prill 2009 përmes kontratës të vërtetuar në Gjykatën Komunale në Klinë ia ka shitur Kolë Duhanajt në vlerë prej 30 mijë euro.
I akuzuari Kolë Puka, për këto veprime akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se ka kryer veprën penale “Shpëlarja e parasë” nga neni 32, paragrafi 2, pika 2.1, 2.2, 2.5, dhe 2.6 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...