Ish-gjenerali shqiptar 99 vjeçar: Ne nuk po merremi vesh me njëri-tjetrin

14:28 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Rrahman Parllaku  është gjenerali që sfidoi regjimin komunist i njohur si një prej figurave më emblematike të luftës anti-fashiste nacional-çlirimtare të popujve.

Ai mban dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dhe është vlerësuar ndër vite me shumë tituj.

Parllaku i cili është edhe kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, tashmë ka mbushur 99 vjet.

Në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij në Luftën e  Dytë Botërore duke qëndruar mes Shqipërisë e Kosovës në përpjekje për shkëputjen e Kosovës nga fashizmi.

Parllaku i cili ka shkruar librin “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime”, ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas tij, shqiptarët ndër breza kanë luftuar dhe kanë çliruar Shqipërinë e Kosovën, ndërkaq tani, udhëheqësit nuk po mund t’i integrojnë ato në Bashkimin Evropian.

Ai thotë, se fatkeqësi për shqiptarët është se nuk po mund të merren vesh me njëri-tjetrin.

Ish-gjenerali i cili ishte dënuar me vdekje mirëpo kishte shpëtuar me 16 vjet e 3 muaj burgim në kohën e komunizimit, ka folur edhe rreth bashkimit kombëtar duke treguar se a duhet apo jo të ndodh ky proces.

Ndiqeni intervistën e plotë dhe rrëfimin e tij interesant për luftërat që janë zhvilluar në trojet shqiptare./F.Gashi-Mehmeti/Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme