Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ngrenë në Shqipëri një Komandë të Forcave Speciale.
Erhard Bühler, shpjegon pse ky lajm është një sinjal i rëndësishëm për rajonin.
Ish gjenerali thekson se prej trembëdhjetë vjetësh, Shqipëria është një partnere e çmuar e NATO-s me shumë kapacitete që mund të sjellë në NATO.
DW: SHBA po planifikon të ngrejë një bazë për forcat speciale në Shqipëri. Çfarë është kjo konkretisht?
Buhler: Para së gjithash, ka të bëjë me trajnimin e forcave specialë. Sepse forcat speciale varen nga bashkëpunimi shumë i ngushtë shumëkombësh. Kanë nevojë për standarde të njëjta, me të cilat ato trajnohen, ushtrojnë dhe, nëse është e nevojshme, operojnë në misione.
Forcat speciale janë njësi elitare që mund të përdoren në komando prapa vijës së armikut, për shembull për zbulim dhe për të luftuar objektivat e armikut me vlerë të lartë, si pozicionet e artilerisë dhe raketave. Gama e detyrave të tyre përfshin edhe shpëtimin e pengjeve dhe evakuimin e njerëzve në rast emergjence dhe arrestimin e kriminelëve të luftës dhe luftën kundër terroristëve.
DW: Për cilat misione janë parashikuar këto forca speciale në Shqipëri?
Buhler: Nuk mendoj se në plan të parë është një interes i drejtpërdrejtë operacional. Para së gjithash, ka të bëjë me trajnim, si edhe me angazhimin e amerikanëve në këtë rajon. Politikisht, ushtarakisht dhe strategjikisht, është e rëndësishme që t’u thuhet qytetarëve në Ballkan se jetoni në një zonë të rëndësishme që është me interes jashtëzakonisht të lartë për Amerikën, NATO-n dhe pjesën tjetër të Evropës.
DW: Pse u zgjodh pikërisht Shqipëria?
Buhler: Prej trembëdhjetë vjetësh, Shqipëria është një partnere e çmuar e NATO-s me shumë kapacitete që mund të sjellë në NATO. Dhe sigurisht që ka një interes për të vazhduar mbështetjen e forcave të armatosura shqiptare dhe trajnimin e aftësive të tyre. Së dyti, është e rëndësishme edhe që të ndihmohet trajnimi i vendeve të tjera të NATO-s në rajon – Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovenia. Kjo gjithashtu sinjalizon se SHBA-të janë të përkushtuara për paqen në Ballkan.
DW: A është ky një lloj kthimi i amerikanëve në Ballkan, edhe nga pikëpamja ushtarake? Kujtojmë se ish-presidenti Trump donte t’i tërhiqte trupat nga Kosova.
Buhler: Ata nuk u larguan kurrë, por pati një diskutim, siç e patëm me forcat e armatosura amerikane në Gjermani, të cilat Trump donte t’i reduktonte. Pasardhësi e korrigjoi atë me të drejtë. Tani bashkëpunimi me vendet e NATO-s po bëhet edhe më i madh dhe kjo duket edhe me këtë seli, që do të ngrihet në Shqipëri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...