Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, rrëzimin e Qeverisë Kurti e sheh si lojë perfide të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, tani i dërguari posaçëm i SHBA-ve për bisedime Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ajo, thotë se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) iu bashkuan lojës së Thaçit dhe Grenellit.
“Në mes të krizës së koronavirusit, Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter.
mitten in der Coronakrise stürzt #Kosovo ins Chaos. Dass führende LDK politiker das perfide Spiel von Taci und Grenell mitspielten, ist unverzeihlich.
— Doris Pack (@pack_doris) March 26, 2020
Po ashtu Pack një ditë më parë kishte lavdëruar nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmani, të cilën e kishte quajtur një politikanë të përgjegjshme.
“Dëshira e Osmanit është në interes të Kosovës; ajo vepron si një politikane e përgjegjshme. Ndiej respekt të thellë”, kishte shkrua Pack.
#Osmanis wish is in the interest of Kosovo;she acts as a responsible politician. I feel deep respect.
— Doris Pack (@pack_doris) March 24, 2020
Para pak ditësh, po ashtu përmes Tëitter, ish- eurodeputetja gjermane tha se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.
“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ishte shprehur Pack.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme u mbajt seanca e mocionit për rrëzimin e qeverisë, të iniciuar nga vetë partneri i koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen, LDK.
Krej kjo, nisi pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që vinte nga radhët e LDK-së.
Më me 82 për, 32 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzuar Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti.
Menjëherë pas kësaj, Kurti shkarkoi zëvendëskryeministrin e parë që vinte nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti./arbresh.info
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...