Në Gjykatën e Gjakovës është mbajtur seanca në rastin ku i akuzuar është ish-drejtori i shkollës së mesme “Nexhmedin Nixha”, Adem Musliu, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Në shqyrtimin gjyqësor, i dëmtuari Mentor Quni tha se kur ka shkuar për ta marrë diplomën Adem Musliu, atëherë drejtor, i ka thënë se “për ta marrë diplomën duhet të paguar 400 euro”.
“Pastaj unë përmes shtëpiakut të shkollës, Agron Likës, që e kam edhe kojshi, kam kërkuar nga ai që të na ndërmjetësojë, që unë të marrë diplomën”, tha Quni.
Sipas të dëmtuarit dhe deklaratës së tij, Agron Lika i ka marrë 400 euro.
Ai shtoi se viti kur ka mbaruar shkollën ishte 2012 ndërsa diplomën e mori përafërsisht rreth vitit 2014-2015.
Anëtari i trupit gjykues Shaqir Zika e pyeti të dëmtuarin se a ka hyrë në provime të vitit të katërt?
I dëmtuari tha se edhe pse ka marrë diplomën për vitin e fundit ai në provime nuk ha hyrë.
Në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua edhe Agron Lika, i cili deklaroi se i dëmtuari Mentor Quni kishte kërkuar nga ai që t’ia kryente një favor: të gjente një mënyrë për ta marrë diplomën.
“Unë kam shkuar të bisedoj me drejtorin dhe ai më tha se njëherë nuk është koha, kur të vjen koha unë të lajmëroj. Unë më vonë kam shkuar dhe ia kam marrë diplomën drejtorit. Ai ma ka dhënë diplomën në korridorin e shkollës, unë ia kam dhënë 400 Euro. Më pas kam shkuar te Mentori dhe ia kam dhënë diplomën”, tha dëshmitari Lika.
Mbrojtësi i të akuzuarit, Isa Osdautaj, ka deklaruar se aktakuza është ngritur me tendencë nga personat e caktuar.
Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Nikollë Komani seancën e radhës e caktoi më 22 mars.
Sipas aktakuzës, Adem Musliu, në cilësinë e personit zyrtar, drejtor në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë, në fillim të vitit shkollor ka shpërdoruar detyrën zyrtare në kundërshtim me vendimin e MAShT janë lëshuar diplomat pa pasur nevojë të kryhet viti shkollor, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar./Kallxo.com
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...