Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari tha se ka pasur presion të vazhdueshëm që të japë dorëheqje nga pozita e tij para se të merrej vendimi për shkarkim.
Bordi i AKP-së më 26 tetor votoi mocionin për shkarkimin e Hajdarit, ndërsa pas kësaj pasoi dorëheqja e kryetarit të këtij bordi, Petrit Gashi.
Hajdari tha për “Jeta në Kosovë” se ende nuk i kupton arsyet e shkarkimit të tij.
“Pse më kanë shkarkuar, për mua mbetet akoma enigmatike. Akoma nuk e di saktësisht përse. Arsyet që i kanë listuar bordi për mua janë të kota, nuk qëndrojnë, bien ndesh me qëndrimet e mëhershme të bordit i cili është krenuar me po të njëjtat rezultate”, tha Hajdari.
Ai shtoi se në vazhdimësi ka pasur kërkesa për dorëheqje që i ka refuzuar.
“Po më është kërkuar dorëheqja nga shumë njerëz përfshirë disa miq e dashamirë që më kanë thënë është mirë me u largu me ecë se po ta bën dikush naj sherr. Parimet e mija nuk ma lejojnë që të japë dorëheqje në një situatë ku mundemi mu krenu. Më kanë thënë që mundesh mu ulë një marrëveshje të mirë, zgjedhje një post. Edhe në kuadër të bordit edhe jashtë bordit”, tha Hajdari.
Madje sipas ish- drejtorit, bordi drejtues ishte shprehur krenar për menaxhmentin e AKP-së disa herë.
“Jam në qudi, deri dje kanë bë be në kry tem dhe të kolegve aty për punët dhe të arriturat dhe për një moment të çojnë në shtëpi”, tha Hajdari.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...