Google ADS

Ish-drejtoresha e KEK-ut: Po të kishte politika të mirëfillta energjetike s’do të kishim krizë

17:00 | 4 Janar 2022
L G

Ish-drejtoresha e Korporatës Energjetike të Kosovës, Pranvera Dobruna-Kryeziu, ka folur për krizën energjetike që po kalon vendi javëve të fundit.

Dobruna-Kryeziu e ftuar në radio Klan FM thotë se pas rritjes së çmimeve të rrymës, rënies së një blloku dhe mungesës së energjisë ishte e nevojshme të që ketë reduktime.

“Kriza energjetike na erdhi pak më vonë duke iu falënderuar blloqeve tona që kanë punuar, dhe nuk e kemi ndier atë krizë. Në momentin kur një bllok ka rënë atëherë përjetuam jo vetëm krizën financiare për shkak të ngritjes së çmimeve të rrymës, por, edhe mungesën e energjisë. Prandaj ishte e nevojshme që të ketë reduktime”.

“Mirëpo, kjo ka qenë gjëja më e keqe pasi është dashtë të gjendet një tjetër zgjidhje në mënyrë që qytetarët të mos e ndiejnë mungesën e energjisë. Posaçërisht gjatë festave të fundvitit”, tha Dobruna-Kryeziu.

Ish-drejtoresha e KEK-ut, vlerëson se po të kishte politika të mirëfillta energjetike nuk do të kishim krizë.

“Kam thënë se kemi krizë të politikave energjetike pasi politikat janë afatgjata dhe gjatë kësaj kohe pas pasur lëshime të shumta, prandaj jemi në këtë gjendje pasi nëse ka politika të mirëfillta nuk vijmë deri tek kriza energjetike”.

Të ngjashme