Ish-diplomati serb: Të zbatohet Rezoluta 1244 në Kosovë

11:41 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-diplomati serb Vladislav Jovanoviq ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të insistojnë në zbatimin e plotë të rezolutës 1244 në Kosovë.

Jovanoviq ka thënë se moszbatimi i duhur i kësaj rezolute ka bërë të mundur që shqiptarët të sillen në mënyrë arrogante, transmeton arbresh.info.

“Ne kemi përdorur vetëm dispozitat që kanë të bëjnë me statusin dhe të drejtat e palës shqiptare, ndërsa pala serbe është injoruar. Kjo rezolutë nuk është zbatuar plotësisht. Kjo është një arsye pse faktori shqiptar sillet arrogant dhe beson se kjo është e lejuar,” tha Jovanoviq para seancës së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme