Diplomati i karrierës, Agron Maloku ka paditur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) që udhëhiqet nga Donika Gërvalla. Padia e Malokut vije pas kundërshtimit që MPJD po i bën për herë të dytë vendimit të nxjerrur nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), se transferimi i diplomantit nga MPJD në Ministrinë e Shëndetësisë është i kundërligjshëm.
Maloku përmes kallëzimit penal që tashmë është deponuar pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka theksuar se kjo “luftë” ndaj tij po bëhet për motive hakmarrëse.
Diplomati i karrierës denoncimin e ka drejtuar tek sekretari i Përgjithshëm në MPJD, Behar Isma e tek anëtarët e Komisionit për Ristrukturim, Imer Lladrovci, Lulzim Hiseni e Besim Berisha.
Ai ka përmendur dy arsyeja që sipas tij MPJD përkatësisht Gërvalla po vazhdon t’ia pamundësoj rikthimin në punë. E para dyshimet për keqpërdorim të blerjes së automjeteve dhe rasti i dytë thyerja e derës në zyrën e tij në MPJD.
“…dhe për motive hakmarrje se përse unë kam raportuar paraprakisht para këtij vendim e Prokurorinë e Shtetit kam denoncuar dyshimet për keqpërdorim të blerjes së automjeteve nga MPJD-ja lënda në Prokurorinë e Shtetit Nr. PPN/I Nr 40K-2022 dhe se kam denoncuar rastin e thyerjes me forcë te derës se Zyrës time në MPJD ku ka qenë edhe Zyre pune e Sindikatës së Anëtarëve të Jashtme të MPJ-se lënda Nr Rastit ne Polici nr.2022-AB-2672 i datës 28.09.2022, qëllimshëm me është ndërprerë marrëdhënia e rregullte e punës duke mundësuar zbatimin e pa Aktemërimi tim të datës 06.12.2012 dhe duke me transferuar krejtësisht kundërligjshëm ne Ministrinë e Shëndetësisë në kundërshtim me ligjit në fuqi, kontratën time te rregullt të punës përvojën time mbi 18 vjeçare…”, thuhet në kallëzimin penal të Malokut.
Çka ndodhi para ushtrimit të padisë?
Me 13 mars, Maloku është njoftuar nga Komisioni për ristrukturimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka përfunduar shqyrtimin e vendimit të KPMSHCK-së si rrjedhojë atij i është rekomanduar që ketë pozitën e Drejtorit për Departamentin e Financave dhe Shërbime të Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Në përputhje me nenin 15 të Rregullores Nr.14/2020 për Transferimin e Nëpunësve Civil, DMZP kërkon nga ju që në afatin prej pesë (5) ditësh, të prezantoni mendimin tuaj në lidhje me propozimin e Komisionit të ristrukturimit. Pas marrjes së mendimit tuaj, ne do të rishqyrtojmë të gjitha pretendimet tuaja dhe pas këtij rishqyrtimi do të merret vendimi përkatës në përputhje me mandatin e DMZP –së. Në rast se nuk do të kemi prezantim të mendimit sikurse parashikohet në aktet normative në fuqi, DMZP, vijon me procedurën e sistemimit tuaj sikurse e kemi përshkruar më lartë” thuhet në komunikimin që Bislim Bislimi drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë i ka dërguar Malokut.
Ky përfundim i nxjerr sigurisht është kundërshtuar nga diplomati, Agron Maloku. Ai i ka përmendur një sërë shkeljesh që sipas tij po bëhen. Gjithnjë duke cituar edhe dy vendimet paraprake të nxjerra nga KPMSHCK.
“Rekomandimi i këtij Komisioni për Ristrukturim për transferimin tim në Ministrinë e Shëndetësisë është i treti me radhë përkundër dy vendimeve të KPMSHCK, të cilat kanë shpallur të kundërligjshme rekomandimet e Komisionit të Ristrukturimit në MPJD. Këto rekomandime jo vetëm nuk janë duke respektuar vendimet e KPMSHCK, por janë duke dëshmuar tendencën e tyre ndaj meje, me qëllim final dhe persekutues të largimit tim nga MPJD, duke më shkaktuar dëmin e pariparueshëm të humbjes së statusit të anëtarit të shërbimit të jashtëm dhe rrjedhimisht ndërprerjen e paligjshme të karrierës sime diplomatike”, thuhet në përgjigjen e Malokut.
“Duke iu referuar përvojës time në MPJ si diplomat i karrierës me gradë të lartë diplomatike, bartës i funksionit të Drejtorit të Departamentit për Diplomaci Ekonomike, që nga themelimi i MPJ-së më 2008, përvojës në pozita të rëndësishme në misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës, dhe së fundi në pozitën e Drejtorit të Administratës për Shërbime të Përbashkëta në MPJD, transferimi në ndonjë institucion tjetër jo vetëm se nuk është në pajtim përvojën time dhe legjislacionin e shërbimit të jashtëm, por edhe në kundërshtim me vendimin e KPMSHCK dhe si rrjedhojë, nuk mund të pajtohem me një propozim të tillë. Pranimi i një propozimi të tillë kundërligjor dhe diskreditues, do të shkelte dinjitetin tim profesional dhe personal, e dinjiteti i personit është një ndër parimet thelbësore, i mishëruar në Kushtetutën e Republikës”, ka theksuar ai.
“KPMSHCK ka konstatuar bazën ligjore sipas të cilës shërbimi i jashtëm trajtohet me status dhe në mënyrë të veçante, me Ligjin e Shërbimit të Jashtëm, duke urdhëruar bartësit e MPJD-së që të zbatojnë vendimin e tillë por Komisioni për Ristrukturim ka shkelur vendimin e KPMSHCK dhe dispozitat ligjore në lidhje me shërbimin e jashtëm duke më transferuar jashtë MPJD. Duhet shtuar që pas marrjes së këtij njoftimi mbi rekomandimin recidivist te Komisionit për Ristrukturim ndjehem i disk rimuar duke pasur parasysh kriteret e dyfishta dhe diskriminuese të aplikuara nga Komisioni për Rsitrukturim dhe menaxhmenti i MPJD-së, duke mos informuar asnjëherë lidhur me metodologjinë e punës së tyre…”, ka potencuar Maloku.
Për kallëzimin penal detaje për Insajderin ka dhënë edhe avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili u shpreh se presin që Prokuroria ta hetojë rastin.
“Z.Agron Maloku si diplomat i karrierës e ka fituar dy herë radhazi në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrëse rastin e tij për shkak të transferimit të kundërligjshëm dhe përkundër që vendimet e Këshillit janë përfundimtare të ekzekutueshme të plotfuqishëm punëdhënësi i z.Maloku në këtë rast MPJD nuk e ka përmbush detyrimin e vendimit të Këshillit dhe për pasojë edhe Agron Maloku ka konsideru që ndaj tij është kryer vepra penale nga Nenin 218 cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe mbi këtë bazë ai ka ushtruar një kallëzim penal i cili pritet ta hetojë Prokuroria”, ka thënë Smakiqi.
Në muajin shkurt për herë të dytë, diplomati i karrierës, Agron Maloku fitoi betejën me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konkretisht me ministren, Donika Gërvalla. Kjo bazuar në aprovimin që KPMSHCK-s i ka bëri kërkesës së Malokut.
Ankesa e ish-kryetarit të Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm, Agron Maloku, u aprovua nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Maloku, në mënyrë të kundërligjshme ishte transferuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gazeta Insajderi e kishte siguruar vendimin e KPMSHCK-së, i cili e shfuqizonte vendimin e MPB-së dhe MPJD-së.
“Shfuqizohet vendimi Nr.144/2022 i datës 10.11.2022 i Departamentit për Menaxhimin e zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshëm, ndërsa detyrohet Komisioni i Ristrukturimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të nxjerrë raporte meritore lidhur me sistemin e ankuesit në pajtim me legjislacionin në fuqi si dhe pikëpamjet juridike si në arsyetim të këtij vendimi. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së që të marrë verimet e nevojshme administrative për zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh”, thuhej në vendim.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Maloku paditë MPJD-në, më parë ai e kishte paditur ministren Gërvalla për shpifje.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh