Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike Daniel Serwer është pozicionuar kundër deklarimit të Presidentit Hashim Thaci për këmbim territoresh me Serbinë të cilën shefi i shtetit kosovar po e kamuflon me shprehjen ‘korrigjim kufijsh”. Serwer një mbështetës i Kosovës ka numërur një varg arsyesh që shkëmbimi i territoreve me Serbinë është i rrezikshëm dhe çon në fundin e shtetit të Kosovës duke uruar që kjo asnjëherë mos të ndodhë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka bërë të qartë se do të diskutojë ndryshimin e kufijve të Kosovës me Presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Thaçi mohon se kjo nënkupton ndarjen etnike të Kosovës duke e quajtur korrigjim të kufirit, një eufemizëm që synon të thotë shkëmbim territoresh.
“Nëse me anë të korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi arrihet marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke, një marrëveshje e tillë është e dyanshme dhe e balancuar, do të thotë fitore për të dyja palët, atëherë askush nuk do të ishte kundër saj”, shkruan Serëer në blogun e e tij peacefare.net, transmeton expres.
Me sa duket ai (Thaçi), është i hapur për të tregtuar disa ose të gjitha komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë për territorin e shumicës shqiptare në Serbinë jugore. Para shkëmbimit të territorit, marrëveshja natyrisht duhet të përfshijë njohjen reciproke mes dy vendeve. Vetëm shtetet sovrane mund të shkëmbejnë territorin.
Kjo ide ka qarkulluar gjerësisht javëve të fundit, por komentet e Thaçit janë konfirmimi i parë i qartë nga pala shqiptare e ekuacionit. Kjo nuk do të ndodhte pa pajtimin e SHBA-së dhe Evropës. Brukseli dhe Uashingtoni me sa duket kanë parë që integrimi i komunave veriore serbe me pjesën tjetër të Kosovës është thjesht shumë i vështirë.
Korrigjimi i kufijve, ose çfarëdo që ju e quani, është një ide e keqe, për shumë arsye:
Shumica e serbëve në Kosovë si dhe manastiret më të rëndësishme serbe dhe vendet e tjera fetare nuk ndodhen në veri. Ata në jug të lumit Ibër do të jenë në rrezik, nëse shkëmbehet territori.
Shkëmbimi do të nxiste përkrahjen për ata shqiptarë në Kosovë që favorizojnë bashkimin me shqiptarët dhe ata të Maqedonisë të cilët dëshirojnë të bashkohen me një Shqipëri të tillë të Madhe, potencialisht edhe destabilizuese për Maqedoninë.
Republika Srpska, 49% e kontrolluar nga serbët e Bosnje dhe Herzegovinës, do të duan të ndjekin shembullin, duke shpallur pavarësinë dhe duke kërkuar të bashkohen me Serbinë. Kjo do të nxisë një lëvizje të krahasueshme kroate që të ketë kantonet me shumicë kroate të Bosnjës të bashkohen me Kroacinë.
Rusët do të tregojnë këtë korrigjim të kufijve si precedent për atë që ata do të donin të bënin me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë në Gjeorgji, Transnjistria në Moldavi dhe Donbas, si dhe Krimenë në Ukrainë.
Ata madje mund të pëlqejnë idenë për ta lejuar Kosovën në Kombet e Bashkuara, e cila do të ishte një fitore e Pirros nëse do të bashkohet me Shqipërinë e Madhe, ose nëse Kina vazhdon ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës.
Unë ende shpresoj se marrëveshja për këtë ide të keqe do të jetë e vështirë për t’u arritur. Serbia ka arsye të mira sigurie që të mos heqin dorë nga territori në Serbinë jugore që shtrihet ngjitur me daljen e saj kryesore drejt detit. Kisha Ortodokse Serbe është një humbës i madh nëse ky “korrigjim” vazhdon. Kosova ka arsye të mira për të mos shkaktuar një seri pretendimesh për korrigjimet ndërkombëtare të kufirit që nuk ka gjasa të jenë paqësore. As politikanët aktualë të Prishtinës nuk do të lulëzojnë në një mjedis në të cilin popullsia e Kosovës parashikon fundin e shtetësisë së vendit duke u bashkuar në Shqipëri. Vetëvendosja, një lëvizje që ka avokuar mundësinë për t’u bashkuar me Shqipërinë, do të jetë fituesi i madh.
Një Kosovë demokratike dhe një Serbi demokratike duhet të jenë në gjendje të gjejnë kushtet për mbrojtjen e popullsisë së pakicave të tyre përkatëse pa këtë shkëmbim të rrezikshëm të territorit dhe popullsisë. Sigurisht që këtu qëndron problemi: as një demokraci e konsoliduar dhe të dyja janë të drejtuara nga nacionalistë etnikë të cilët ende nuk kanë respekt të mjaftueshëm për minoritetet. Nuk duhet të jetë një surprizë e madhe që një administratë etnike nacionaliste në SHBA dhe një në BE në të cilën nacionalizmi etnik ka fituar shumë terren dobësohet në angazhimin e tyre ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, por nuk është një zhvillim i mirëpritur. Kjo është një ide e keqe, koha e të cilës nuk duhet të vijë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...