Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot këtij subjekti po i bashkohet një grua, proferoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku.
“Kemi një lajm të jashtëzakonshëm, sot për NISMËN për aktivistët tanë, dashamirët e miqtë e NISMA, sot NISM-ës po i bashkohet një grua, proferoreshë e Universitëtit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku. Unë kam pas fatin që të punoj shumë me këtë zonjë të nderuar sidomos në paralment e qeveri. Fal saj në një kohë kur patëm nisur rindëritmin e Kosovës me maininë për ta nxjerru Kosovën nga balata, profesoresha e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si detyrë që e ka pasur edhe në zonën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës gjatë vitetve 2008-2010”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se nuk e kanë ndryshuar pasionin për ndërtimin e vendit dhe se e ruajnë fuqishëm atë ide për ta shtyer më tutje.
“Ne jemi me pasion, me ideale e ëndërra për ta ndërtuar e zhvilluar vendin tonë. Nuk e kemi ndryshuar pasionin tonë për ndërtimin e vendit. Ne ruajmë fuqishëm atë ide për ta shtyer më tutje sepse ne besojmë që Kosova duhet të ketë njerëzit e vetë profesionalisht të përgatitur me përvojë dhe që e duan vendin e tyre”, ka thënë ai.
Ndërsa e sapo aderuara në NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se po e rifillon aktivitetin e saj politk aty ku e ka lënë dhe e ka filluar para 25 vitesh.
“Unë po ndihem shumë e vlerësuar, unë vetëm po e rifilloj aktivitetin tim politk aty ku e kam lënë dhe e kam filluar para 25 vitesh. Ne ishim bahskë në nismat politike, në organizmiet politike që kishte të bëntë me një koncept politik që lidh një ADN të përbashkët me të cilën sot po e vazhdoj aktivitetin politk. Do ta përdor energjin time, energjinë e akumuluar dhe potencilann pforesionl dhe politk që kam për ta fuqizuar NISME Socialdemokrate. Politika Socialdemokrate kanë qenë edhe angazhimi im si deputete”, ka thënë ajo.
Izmaku ka shtuar se energjia e saj përputhet komplet me energjinë e Limajt.“Veçanëarisht te Limaj e shohe ADN-ën e vërtetë të konceptit politk si trashëgimi të luftës çlirimtare, ky është qëllimi kryesor që unë edhe energjia ime përputhet komplet me energjinë e Limaj”, ka thënë Izmaku./eo
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...