Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili thotë se nuk po merr pagë nga buxheti i shtetit.
Ai ka reaguar pas një shkrimi se 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës ende po marrin paga nga buxheti i shtetit.
Ky është reagimi i tij në Facebook:
Tani porsa e lexova një lajm të pa verifikuar dhe të përgjithësuar kinse 120 ish-deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, po vazhdojnë ti marrin pagat nga buxheti i shtetit. Unë deklarohem publikisht se nuk jam duke vazhduar t’a marr pagën nga Kuvendi. Kjo mund të verifikohet lehtë në sektorin për financa të Kuvendit. Jam deklaruar se nuk ka arsye juridike që të vazhdoj të marr më tej pagën nga institucioni më i respektuar i shtetit tonë!
Këtë demantim të lajmit jo të vërtet po e bëjë për shkak të besimit të cilin qytetarët e kanë tek unë dhe me qëllim që mediat të fillojnë të jenë më të kujdesshme, pasi që ndokënd lajmi jo i vërtet e lëndon!/arbresh.info
https://www.facebook.com/FatmirXheliliofficial/photos/a.700433536681119/2540505909340530/?type=3&theater
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...