Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas dështimit që të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do t’iu mundësonte qytetarëve tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti.
Sipas Sejdiut, pa e nxjerr edhe nje rrogë të 13-të deputetët sivjet, rimëkëmbje ekonomike nuk do të ketë.
“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, të enjten për herë të gjashtë (6) pritet të del për votë në Kuvend. Dmth pa e nxjerr edhe nje rrogë të 13-të deputetët sivjet, rimëkëmbje nuk ka. Fundja, cili është kuptimi i rimëkëmbjes ekonomike pa bonus vjetor!”, ka shkruar Sejdiu./arbresh.info/
https://www.facebook.com/dardan.sejdiu1/posts/10157482604247681
Ndryshe, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të dal në votim për të gjashtën herë. Votimi i këtij projektligji ka dështuar për të satën herë, meqenëse partitë opozitare nuk po e përkrahin këtë ide.
Edhe pse seanca është caktuar për të enjten, me ç’rast kjo çështje do të hidhet përsëri në votim, partitë opozitare, PDK-ja dhe LVV-ja, kanë qenë të prera se do të votojnë kundër.
Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.
Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.
Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike, pasi që çdo vonesë, sipas tyre, do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.
Deri më tani nuk ka ndonjë vlerë të saktë të humbjeve që mund t’i jenë shkaktuar ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.
Humbjet ekonomike që janë evidentuar deri më tani kanë të bëjnë me të hyrat tatimore dhe doganore.
Sipas të dhënave të dy institucioneve, Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës janë mbi 232 milionë euro më pak të hyrat buxhetore për këtë vit, si pasojë e pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.
Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë rreth 180 milionë euro. Kjo pako, e cila kishte për qëllim të zbusë problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, nga qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.
Kurse, disa nga masat e saj janë duke u zbatuar pas ardhjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...