Referendumi i mbajtur në Serbi javë më parë nuk u lejua të mbahet në Kosovë nën arsyetimin e bazuar se është kundër Kushtetutës së Kosovës, por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se po lëshon pe kur vjen puna të mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Mbajtja e këtyre zgjedhjeve është kërkesë eksplicite e bashkësisë ndërkombëtare, e duket se i pari i ekzekutivit është dorëzuar.
Ai ka deklaruar se “Kosova ka nevojë për paqe”, si shenjë e një kompromisi të mundshëm të tij për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, që dikur Lëvizja Vetëvendosje i quante kundërkushtetuese.
Kurti ka deklaruar se është në kërkim të një modaliteti që nuk e cënon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, ndërsa ish-deputeti i këtij subjekti politik, Taulant Kryeziu në Facebook’un e tij ka arsyetuar se pse zgjedhjet serbe në Kosovë nuk e cënojnë sovranitetin.
Ai ka thënë se nuk është çështje sovraniteti mbajtja e zgjedhjeve, por e konsolidimit të institucioneve dhe kështu nuk e shkel rendin kushtetues.
Referendumi kushtetues i Serbisë në #Kosovë kishte për qëllim shprehjen e vullnetit sovran të Serbisë në Kosovë dhe si i tillë ky jurdiksion nuk mund të ushtrohej në një tjetër shtet tjetër sovran dhe të pavarur, në këtë rast në Republikën e Kosovës. Ndërkaq mbajtja e Zgjedhjeve nuk është çështje e sovranitetit, por e konsolidimit të institucioneve, dhe si e tillë nuk shkel rendin kushtetuese të Republikës së Kosovës, sepse serbët që kanë dy shtetësi kanë dy lojalitet juridike”, ka shkruar Kryeziu.
Mbetet të shihet nëse zgjedhjet serbe do të lejohen të mbahen në Kosovë. /arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...