Ish-deputeti i LDK’së: Isa Mustafa m’u hakmor që s’e votova Hashim Thaçin (Video)

23:28 | 23 Maj 2017
M. A.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Hatim Baxhaku, ka folur për mos futjen e tij në listën e deputetëve në zgjedhjet e 11 qershorit. Thotë se i pari i LDK’së, Isa Mustafa iu hakmor, pasi ai nuk e kishte votuar Hashim Thaçin për President të vendit.

‘Jam i bindur plotësisht se mos futja ime në listën e kandidatëve për deputetë është kryesisht dhe kryekëput kjo arsye, sepse nuk ka arsye tjetër”, tha Baxhaku për televizionin Dukagjini, duke treguar për mos votimin e tij për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

‘Unë besoj se ka pasur hakmarrje. Kjo është hakmarrje padyshim”, tha Baxhaku.

Thotë se kishte kundërshtime edhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Gjithashtu në lidhje me Demarkacionin për qëndrimet që i kam mbajt kohët e fundit me një grup deputetësh të cilët kemi dhënë një solucion tjetër për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit”, theksoi Baxhaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme