Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-deputetit nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Fisnik Ismaili.
Ismaili akuzohet se më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismajli, nuk është arritur të vërtetohet se i akuzuari Fisnik Ismaili është kryes i kësaj vepre penale. Pala e pakënaqur, sipas kryetarit të trupit gjykues, ka të drejtë që brenda afatit prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit, të ushtroj ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, fjala përfundimtare lidhur me këtë rast ishte dhënë më 12 mars 2020.Gjatë administrimit të provave, prokurori Ilaz Beqiri ishte tërhequr nga ndjekja penale për pikën 1 të aktakuzës “pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërkaq në fjalën përfundimtare kishte kërkuar që Ismaili për pikën 2 të aktakuzës “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Ai në fjalën përfundimtare kishte deklaruar se, nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, ishte vërtetuar se Ismaili me rastin e kontrollimit nga ana e Policisë së Kosovës, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në këpucët e tij ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola të gazit, të cilat sipas prokurorit, ai i kishte mbajtur pa autorizim dhe me qellim që t’i fusë në seancë, për tu përdorur nga ai ose kolegët e tij.
Kjo gjendje faktike sipas prokurorit, vërtetohej edhe nga vërtetimi mbi marrjen e sendeve, por kishe thënë se Ismaili, me qellim të shmangies nga përgjegjësia penale, kishte refuzuar që ta nënshkruajë atë vërtetim.Për dallim nga prokurori Beqiri, mbrojtësi i të akuzuarit Ismaili, avokati Betim Shala kishte kërkuar që Ismaili të lirohet nga akuza.
Ai në fjalën e tij përfundimtare kishte deklaruar se prokuroria, për të dëshmuar kryerjen e veprës penale, kishte prezantuar vetëm një vërtetim mbi marrjen e përkohshme te gjësendeve, që sipas tij, prokuroria as nuk kishte kërkuar që kjo masë e përkohshme të shndërrohet në masë të përhershme dhe të konfiskohen armët.
“Prokurori para supozoi se qëllimet e mia kanë qenë me hudhë gaz lotsjellës në sallën e kuvendit të Kosovës pa asnjë paramendim, duke marrë parasysh se unë me asnjë rast të vetëm nuk kam hudhur ve, gaz lotsjellës, guri në protestë apo çfarëdo lloj mjeti”, kishte thënë në fjalën përfundimtare i akuzuari Ismaili.
Ndryshe, sipas aktakuzës së 5 janarit 2015, ai dyshohet se më 30 nëntor 2015 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, tek i pandehuri ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa për piken 2 të aktakuzës, për të cilën prokurori është tërhequr nga ndjekja penale, ai dyshohej se më 17 nëntor 2015, në dalje të Kuvendit të Kosovës, i kishte penguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Isuf Xhemajlin, Mehdi Kozhanin, Rifat Gashin, Ali Berishën dhe Faik Krasniqin në kryerjen e detyrave zyrtare.
Sipas kësaj aktakuze, në momentin kur policët kishin tentuar që ta ndalin dhe ta shoqërojnë në polici deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i akuzuari Ismaili afrohet me deputetet e tjerë në mes dhe pamundëson shoqërimin e tij në polici.
Tashmë, Ismaili po ngarkohet vetëm për përdorim të gazit lotsjellës.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...