Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota pro e kanë shkarkuar bordin e Radio Televizionit të Kosovës, i cili ishte i përbërë nga 8 anëtarë: Agron Gashi, Sali Bashota, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.
Ish-anëtari i Bordit të RTK-së Agron Gashi, tha në emisionin Info Magazine se në krye të komisionit i cili e ka marrë nismën për shkarkimin e bordit janë personat e akuzuar për ryshfet dhe të cilët i kanë borxh televizionit.“Meqë ne bordi e kemi dhënë një deklaratë të përgjithshme për të cilën unë qëndroj prapa. Por, tani unë po flas në mënyrë individuale.
Unë jam Agron Gashi, doktor i shkencës së letërsisë dhe shkencës politike dhe i specializuar në fushën e mediave dhe politikës. Dhe ata akuzojnë për profesionalizëm. Cili është profesionalizmi kur në krye të një komisioni i cili akuzon dhe merr një nismë janë të akuzuar për ryshfet me vite të tëra dhe të cilët i kanë pasur borxh vet RTK-së?. Ne nuk mund të japim përgjegjësi që nga themelimi i RTK-së”.
Gashi theksoi se kohët e fundit është kërkuar një kurban politik.“Në mënyrë të veçantë kohëve të fundit është kërkuar një kurban politik. Të gjitha kanë qenë kualifikime politke. Dhe ky ka qenë një shkarkim totalisht politik sepse asnjë nen dhe as nuk ka procedurë ligjore dhe asnjë e drejtë ligjore që të shkarkohet bordi në mënyrë komplete”.
Ai shtoi se ky veprim i Kuvendit të Kosovës nuk i ngjet një shteti parlamentar.
“Sepse nuk jemi zgjedhur në mënyrë komplete ashtu siç e përcakton ligji i RTK-së por jemi zgjedhur në mënyrë individuale. Askush nuk ka bërë një vlerësim të performancës për të na shkarkuar në mënyrë individuale por kolektive dhe kjo nuk i ngjet një shteti parlamentar”.
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve