Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), që t’u tërhiqet akreditimit institucional për vitin akademik 2019/2020, për Universitetin e Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ka nxitur reagime të shumta.
Së fundi sqarime për këtë vendim të KShC-së, ka dhënë edhe Xhavit Rexhaj i cili deri në muajin maj ka qenë anëtarë i bordit të këtij këshilli.
Rexhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çdo veprim i ndërhyrjes së MASHT-it apo Qeverisë në punën e agjencisë së akreditimit mund të rrënojë jo vetëm procesin e integrimit në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, por mund të shkatërrojë edhe sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Mos-akreditimi i universiteteve!
Cdo veprim i nderhyrjes se MASHT apo qeverise ne punen e agjencise se akreditimit mund te rrenoje jo vetem procesin e integrimit ne hapesiren evropiane te arsimit te larte, por mund te shkaterroje edhe sistemin e arsimit te larte ne Kosove. Procesi i akreditimit dhe sistemi i arsimit te larte ende vuajne pasojat e nderhyrjes se fundit. Atehere mund te arsyetoheshin sepse jam i bindur se nuk kane qene te vetedijshem se cka po bejne. Thjeshte nuk kane dite. Sot nje gje e tille nuk mund te arsyetohet me asnje floskule populiste per gjoja mbrojtjen e universiteteve ose te interesit te studenteve.
Qeveria, ministria, universitetet e kolegjet nuk bene ta vleresojne punen e Agjencise se Akreditimit e te Keshillit Shtetror te Cilesise sepse nuk eshte pune e tyre. Ne nje menyre a tjeter, secili prej tyre jane pjese e procesit te vleresimit, sic do te shpjegohet ne vijim, dhe cdo nderhyrje eshte nderhyrje ne parimin kryesor: pavaresi e plote ne procesin e akreditimit.
Kosova ka nje sistem te tille te akreditimit qe mundeson vleresim shume objektiv te cilesise se sherbimeve te arsimit te larte. Ky sistem eshte i ndertuar mbi parimet dhe standardet e sistemit evropian per sigurimin e cilesise ne arsimin e larte – ESG. Prej raportit te vetevleresimit (RVV), vizites se vleresuesve te jashtem, raportit te detajuar te eksperteve te jashtem, e deri te vleresimi i Keshillit shtetror te cilesise – KSHC jane pjese te nje teresie te pandashme, koherente dhe te ndervarur qe e kontrollojne, plotesojne dhe korrigjojne njera tjetren.
Per shkak te standardeve e kritereve e procedurave shume te qarta, askush nga keta nuk mund te shmanget nga vleresimi i drejte i gjendjes. Per ilustrim:
1. Ne vetevleresim pyetjet edhe struktura e raportit eshte e tille qe nese genjen institucioni, bie vet ne gracken e vet ne kohen e vizites se eksperteve te jashtem. Pra nese thua kam biblioteke me x libra, atehere vizita e verteton ose e demanton kete. Ti thua ne RVV qe e ke shkencen prioritet; eksperti e sheh lehte ne raport financiar nese ke investu ne shkence rreth 8 % te qarkullimit.
2. Eksperti i jashtem e krahason RVVne me gjendjen faktike e dokumentet e studiuara. Nuk mund te personalizoje ate qe kerkohet e jepet objektivisht – edhe po te doje. Raporti i ekspertit te jashtem eshte faktik e pershkrues – me nje konstatim e rekomandim ne fund. Nuk mundet eksperti te pershkruaj nje gje e te konstatoj dicka tjeter.
3. Institucioni ka te drejte dhe obligim qe te korrigjoje gjetjet e gabuara te ekspertit. Prandaj, raporti nenkupton edhe dakordimin e institucionit me gjetjet – jo gjuthsesi edhe me rekomandimet!
4. Edhe KSHC – mund te diskutoje raportin ose te konstatoje parregullsite, paqartesite ose mungesen e koherences ne raport – pasi qe KSHC nuk eshte pjese e vleresimit. Pra, KSHC nuk mund te beje vleresim. KSHC e vlereson raportin – jo gjendjen. Gjendjen e vlereson ekspertiza e jashtme. KSHC, edhe po te doje, veshtire e ka te beje vleresim ne kundershtim me raportin. Plus qe jane 9 veta – prej tyre tre nderkombetare me status special ne vleresim. E keshtu me radhe.
Pra kemi te bejme me nje proces shume objektiv e te depersonalizuar qe nuk lejon shume shkarje e keqperdorime sepse verehen lehte per secilen faze.
Prandaj, qeveria e Kosoves dhe MASHT: VET I KANE MIRATUAR RREGULLORET. NUK MUNDEN TASH TE FAJESOJNE KSHC-ne PER REZULTATET E VLERESIMIT.
ME MIRE ESHTE TE PUNOJNE BASHKE ME UNIVERSITETET QE TI NDIHMOJNE ATO PER PLOTESIMIN E KERKESAVE QE I KANE VENDOSUR VET!!!
Qeveria nuk mund ta vleresoje AKAne sepse AKA i vlereson jo vetem institucionet por edhe sistemin e arsimit te larte qe ka krijuar qeveria. Domethene AKA gjate vleresimit te institucioneve e vlereson edhe punen e MASHT e te Qeverise.
Prandaj – ketu kane ngele jo vetem disa institucione por edhe qeveria. E, ngelesi nuk ben ta vleresoje vleresuesin. Qeveria duhet te zgjohet nga gjumi e te punoje dhe te vazhdoje ta lere Agjencine ta beje punen e vet – ne te mire te te rinjve. Qeveria duhet te ndihmoje agjencine me krijimin e kushteve te punes e me punesimin e personelit e jo te vleresoje punen e agjencise. Njekohesisht, duhen ndertuar mekanizmat qe sigurojne ligjshmerine, llogaridhenien dhe transparencen e plote te punes se agjencise.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...