Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, e ka quajtur provokim ndërhyrjen e Serbisë në komunat veriore të Kosovës me veprimet për Koronavirusin.
Peci ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe t’ua shpjegojë qytetarëve për gjendjen aktuale në veri, përcjell Bota sot.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet t’iu drejtohen SHBA-ve dhe BE-së si ndërmjetësuese të dialogut, në lidhje me këto provokime.
“Këto provokime duhet të adresohen, ama pa rënë në grackën e tyre, pasi ky është qëllimi i Serbisë”, ka shkruar ai.
Postimi i Pecit në Facebook pa ndërhyrjen e redaksisë:
Cfare eshte kah bene Serbia ne veri, nuk eshte as me pak dhe as me shume se provokim per te treguar se deri ku eshte kufiri i ndikimit te saj ne Kosove.
Ketu nuk eshte me rendesi se cfare thote Beogradi, dhe se a respektojne serbet ne veri kete “vendim” te saj, por si veprojne organet e rendit dhe ligjit te Kosoves ne ate pjese te vendit.
Per kete arsye Qeveria e Kosoves duhet te jete transparente dhe t’ju spjegoj qytetareve te vendit gjendjen aktuale, dhe nuk ka nevoje te ngurrohet fare.
Thojke ketyre here Rugova “mos bini ne provokime” dhe i menaxhojke ato vetem me force morale, deri sa ka qene e mundshme.
Mirepo, ne anen tjeter, kreret e institucioneve te Kosoves, duhet t’i drejtohen SHBA-ve dhe BE-se, si ndermjetesuese te dialogut, ne lidhje me keto provokime. Askush nuk mundet ta fute tani koken ne zalle, dhe keto provokime duhet te adresohen, ama pa rene ne gracken e tyre, pasi ky eshte qellimi i Serbise.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...