Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulëzim Peci ka folur për rendësin që mund të kenë zgjedhjet e përgjithshme të Spanjës në Kosovë.
Ai ka thënë se nëse e majta e Spanjës i fiton zgjedhjet, mund të ketë qasje fleksibile për Kosovën.
Sipas tij, nëse në këto zgjedhje triumfon Partia Popullore e krahut të djathtë, mund të ketë rikthim në pozicionin e ngurtë, “në mos më të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoyit”.
“Nëse e majta sot në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, mund të pritet një qasje fleksibile e Madridit ndaj Kosovës, mirëpo nëse fiton e djathta, mund të pritet rikthimi në pozicionin e ngurtë, në mos më të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoyit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Sipas ish-ambasadorit, parashikimi i rrethanave ndërkombëtare për Kosovën do të komplikohej edhe më shumë./Arbresh.info/
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit